MSH: 30% e të prekurve me Covid-19 deri tani rezultojnë të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total janë shëruar 116 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar”, njoftoi MSH.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama publikoi një grafik, i cili e rendiste Shqipërinë në vend të dytë në rajon për numrin më të lartë të të shëruarve, pas Sllovenisë.

Back to top button