Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Spiuni grek” Meçollari: Berisha bëri marrëveshjen detare më të keqe të mundshme!

Ndër të paktat dalje publike të ekspertit Artur Meçollari në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë është edhe pjesëmarrja e tij në vitin 2015 në emisionin “Top Show” në Top Channel.
Meçollari ishte i bindur se çdo marrëveshje e re do të ishte më e mirë se ajo e vitit 2009.
“Marrëveshja e 2009 është më e keqja e mundshme për Shqipërinë.
Deti territorial dhe shelfi kontinental kanë parime të ndryshme delimituese.
Në këtë marrëveshje janë ndarë me të njëjtat parime.
E dyta, është një marrëveshje e paprecedentë në të drejtën ndërkombëtare: nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare që ndan 3 kufij në një marrëveshje”, shprehej në “Top Show”.
“Marrëveshja pretendonte se ishte për shelfin kontinental, por në përmbajtje mblidhte bashkë edhe hapësirat e tjera detare si deti territorial dhe zona ekonomike ekskluzive“, shprehej ai.
Në këtë kontekst, Artur Meçollari e quante marrëveshjen e vitit 2009 si një precedent të rrezikshëm ndërkombëtar, pasi përveç Shqipërisë, Greqia ndan det territorial edhe me Turqinë.
“Marrëveshja e 2009 ishte precendent i rrezikshëm, kërkon të destabilizojë regjimin detar në Egje.
Në instrumentin e ratifikimit ka një klauzolë që thotë: Greqia gëzon të drejtën të zgjerojë detin territorial në 12 milje kur ta shohë të arsyeshme.
Kjo është destabilizim i regjimit detar në Detin Egje.
Marrëveshja në termat e fshehur mes rreshtave i ka dhënë Greqisë në mënyrë automatike 12 milje detare.
I ka njohur kufirin maksimal të mundshëm”, shprehej Meçollari.
Aktualisht, deti territorial i Greqisë shtrihet deri në 6 milje.
Sipas Meçollarit, batuta e famshme e ish-ministres së Jashtme të Athinës Bakojanis, se me marrëveshjen e vitit 2009 me Shqipërinë Greqia arriti një objektiv strategjik, i referohej pikërisht qëllimit të mundshëm për ndryshimin e regjimit detar në Egje./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button